Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka folur për herë të parë pas deklaratës së presidentit Meta, i cili u shpreh se për të zgjidhur krizën politike ishte i gatshëm të dorëzonte mandatin si dhe të sakrifikonte dhe jetën.
I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Bardhi u shpreh se edhe nëse Meta jep dorëheqjen, kjo gjë nuk do ta zgjidh këtë krizë, por do ta thellojë akoma më shumë.
‘Unë e kam lexuar mesazhin e presidentit Meta si një kontribut për të zgjidhur krizën politike e institucionale ku ndodhet vendi. Por dorëheqje e presidentit Meta nuk e zgjidh krizën politike dhe institucionale, thjesht do ta thellonte atë edhe më tej’, ka thënë ndër të tjera Gazment Bardhi.