Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon kryetaren e CDU-së: Mirënjohje për mbështetjen e hartimit të programit të PD-së


Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka qenë pjesëmarrës sot në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel.

Basha është takuar me kryetaren e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i opozitës në ‘Twitter’, i cili shprehet mirënjohës për mbështetjen e saj në hartimin e  programit të PD-së.

“Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e  programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD”- shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *