Templates by BIGtheme NET

BE gjobit Google me 1.49 miliardë euro për shkelje konkurrence

Bashkimi Evropian ka gjobitur gjigandin e teknologjisë Google me shumën prej 1.49 miliardë euro.

Gjigandi i teknologjisë ka marrë dhe vitin e kaluar një gjobë prej 4,34 miliardë eurosh.

Ndëshkimi këtë radhe erdhi për bllokimin që Google, sic thotë Bashkimi Europian i ka bërë reklamave te konkurrenteve përmes shërbimit të tij Adsense.

Akuza është, ajo e abuzimit me dominimin ne treg. Komisioni Europian e kritikoi Google-in se ka vendosur klauzola kufizuese ne kontratat me palë të treta konkurruese duke limituar mundësitë e veprimit me reklamat.

Komisionerja evropiane e konkurencës, Margrethe Vestager deklaroi se këto ishin praktika të paligjshme që bien ndesh me rregullat e bllokut.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto