Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar helmimin e dhjetëra nxënësve, që ndodhi sot në një laborator në shkollët e Bulqizës.
Vokshi shkruan se nxënësit dyshohet se u helmuan me lëndë kimike në përbërje të mjeteve mësimore.
Ish-deputetja denoncoi faktin se Drejtoria Arsimore në Dibër dhe Ministria e Arsimit në Tiranë nuk raportuan ngjarjen, ashtu siç ndodhi pak muaj më parë, në shkollën e Shupenzës në Bulqizë, ku u helmuan 60 nxënës.
Statusi i Vokshit
Dhjetëra fëmijë rrezikuan jetën në Bulqizë, pasi dyshohen se u helmuan nga lëndër kimike, në përbërje të mjeteve mësimore.
Edhe në këtë, rast Drejtoria Arsimore në Dibër dhe Ministria e Arsimit në Tiranë nuk raportuan ngjarjen, ashtu siç ndodhi pak muaj më parë, në shkollën e Shupenzës në Bulqizë, ku u helmuan 60 nxënës.
Të dy rastet janë të dyshuara si shkak i tenderave korruptive, që jepen për infrastrukturën dhe didaktikën mësimore në shkolla.
Është papërgjegjshmëri totale e Ministres së Arsimit Besa Shahini që duhet të ishte prononcuar së pari për t’u kërkuar ndjesë prindërve të fëmijëve, të helmuar, sepse në vend të plastelinës, në shkolla përdor sapunin 15 lekësh…( edhe ky mjet mësimor i shkollave të Rilindjes, duket si një kujtesë jo e rastësishme e jetës në komunizëm).
Por ministrja private e Ramës, Besa Shahini, e “stërvitur” nga mjeshtrat e propagandës, ka vrapuar të mbyllë skandalin e radhës me kolegen e shëndetësisë Manastirlliu, si duket ka dhënë urdhër që laboratori i analizave t’i nxjerrë shëndosh e mirë nxënësit e helmuar gjatë orës së vizatimit!
Këto ngjarje të rënda, me pasoja fatale në shëndetit e fëmijëve dëshmojnë edhe një herë që Qeveria nuk e ka prioritet arsimimin, por tenderimin!
Ndaj edhe investimet në imfrastrukturën e shkollave, laboratorë dhe kabinetet IT, mjete e pajisje, dhe didaktikë janë pothuajse zero.
Kjo është arsyeja që në vetëm 3 vite kanë braktisur bankat e shkollave 133 mijë nxënës, ndër ta 26 mijë janë larguar nga vendi për një arsimim më të mirë.
#Protesto21Mars
#ProtestoPërArsimimCilësorETëBarabartëPërTëGjithe