Templates by BIGtheme NET

Christiano Ronaldo hap biznesin e ri, por ia lë në dorë të dashurës

Edhe pse e la Real Madridin për të kaluar në Juventus, Christiano Ronaldo, nuk është larguar krejtësisht nga kryeqyteti spanjoll duke hapur një biznes të ri.

“Metro” shkruan se Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez janë kthyer në Madrid për të hapur qendrën e tyre të transplantimit të flokëve.

Çifti i famsshëm u shfaqën të dy të veshur me këmisha të bardha, në ceremoninë e inaugurimit të klinikës së re.

Futbollisti 34-vjeçar foli për arsyet e tij për të filluar biznesin e ri dhe bëri shaka për një transplantim flokësh për vete.

Ai i tha ABC: “Madridi është qyteti që ka lënë një shenjë në jetën time përgjithmonë nga një këndvështrim profesional dhe emocional. Kam zhvilluar një pjesë të rëndësishme të karrierës sime atje dhe gjithashtu është vendi ku kam ndërtuar familjen time. Më pëlqen të mbështes projekte sipërmarrëse me karakteristika solide për të përhapur më të mirën e asaj që kemi në Portugali në të gjithë botën. “

I pyetur nëse do ta kryente vetë procedurën, Ronaldo tha: “Kur të mendoj se është e nevojshme të bëj një transplantim, sigurisht që do ta bëj. Imazhi i një është thelbësor për të qenë i suksesshëm. Për mua është themelore”.

Por me gjithë angazhimet e ronaldos te Juventusi, duket se klinika do të mbetet në duart e Georgina-s.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto