Vendosni fjalën kyçe....

“Do sakrifikoj mandatin e Presidentit”, qëndrimi i Metës jehonë në mediet ndërkombëtare


Deklarata e Presidentit Ilir Meta i cili shprehu qëndrimin se është gati të sakrifikojë mandatin e tij, për t’i dhënë fund krizës politike është pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare si në Europë, ashtu edhe në SHBA.

Gazeta  “New York Times”, televizioni “Fox News”, “Washington Post”,dhe ”DailyMail”, kanë pasqyruar  qëndrimin e  kreut të shtetit, Ilir Meta.

Në këtë drejtim, edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ekstremet”- ishte qëndrimi i Presidentit paraditen e sotme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *