Është dorëzuar në polici autori i vrasjes së Haxhi Baxhinovskit, në ngjarjen e ndodhur në Liqenin Artificial të Tiranës mbrëmjen e 16 marsit.
Islam Myrkaj u dorëzua në Drejtorinë e Policisë Tiranë mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30.
Haxhi Baxhinovski u qëllua me disa plumba teksa vraponte me djalin e tij të mitur duke gjetur vdekjen.
Më herët u ndalua edhe shtetasi Myftar Pasha i cili ishte së bashku me Myftarin ditën e ngjarjes.