Fermerët e Lushnjës kanë dalë sot të protestojnë kundër ndryshimit të rimbursimit të TVSH-së për agro-përpunuesit, skemë kjo që u ka bllokuar grumbullimin e qumështit.
Protestuesit kanë dalë në rrugë të cilën e kanë bllokuar nga Rotondo e Savrees deri tek Rotondo e Plastmasit.
Sikurse ndodhi në protestën e kaluar, fermerët paralajmëruan se do derdhin qumështin në formë proteste.
Edhe disa ditë më parë, këta fermerë në shenjë proteste derdhën qumështin në rrugë duke i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet nga ky vendim. Sipas tyre, vendimi i qeverisë po i falimenton.