Vendosni fjalën kyçe....

“Fidesz” e Orban largohet nga Partitë Popullore Evropiane


Partia e liderit hungarez, Viktor Orban është larguar nga unioni i Partive Popullore të Evropës

“Antarësia e Fidesz do të pezullohet me efekt të menjëhershëm deri në një njoftim tjetër” shkroi në rrjetin social Tëitter, president i PPE-së Joseph Daul

Sot u mbajt votimi mbi këtë qështje nga antarët e Partive Popullore Evropiane, dhe nga rezultati është: 190 pro dhe 3 kundër.

Fidesz nervozoi PPE-në në Shkurt të këtij viti me fushatën e saj elektorale ku ndër tjera akuzon Kryekomisionerin Evropian Jean-Claude Juncker dhe elitën e BE-së se janë bërë instrument i miliarderit George Soros.

Soros është figurë ndaj të cilit janë bërë shumë shpifje në Hungari, vendi edhe nga ai vet është. Madje edhe Universiteti i Evropës Qëndrore, që ndodhej në Hungari, e që është i ndërtuar nga organizata Soros, u detyra që të largohej nga Budapesti, për shkak të presionit të lartë në vitin e kaluar.

Zyrtarët Evropian dhe antarët e PPE-së e përshkruanin fushatën e Fidesz, si një parti që mbjell frikë dhe shpërndan teori konspirative. Disa parti konzervative madje thanë që partia e Orban-it nuk ka vend në mes të antarëve të PPE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *