Templates by BIGtheme NET

Gjermania barazon me Serbinë në testin para kualifikueseve në Evropian

Gjermania e mbylli në barazim, provën gjenerale para ndeshjes së parë në eliminatore, ndaj Holandës në transfertë.

Në “Volksvagen Arena” të Volfsburgut, “pancerat” barazuan 1-1 përballë Serbisë. Ballkanasit shtangën ekipin e Lëvit, që në minutën e 12-të, ku pas një goditje këndi, Joviç u gjend i vetëm në zonë, dhe shënoi me kokë përballë Nojerit.

Gjithsesi, gjermanët reaguan, duke provuar disa herë me Reus apo Gundogan, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 69-të, me Leon Gorentzkan, për të mos shënuar më deri në fund.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto