Teuta Vodo nuk është më zv.ministrja e Drejtësisë. Këtë post e ka marrë zyrtarisht Fjoralba Caka me firmë të zv.kryeministrit Erion Braçe në vendimin e Këshillit të Ministrave që u mblodh sot.
Vetëm një javë më parë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i kërkoi Vodos të jepte dorëheqjen.
Kujtojmë se Teuta Voda është anëtare e kryesisë së Partisë Socialiste, sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe drejtuese e fondacionit “Qemal Stafa” në PS.
Vodo u vendos në krye të fondacionit “Qemal Stafa” ne janar të 2018-ës, pas akuzave për trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsion ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahirit, i cili asokohe drejtonte edhe këtë fondacion.