Në takimin e djeshëm me studentët e Durrësit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shoqërohej nga kryebashkiaku Vangjush Dako.
Ky i fundit ka rrëfyer para studentëve se e ka mbyllur shkollën me 5-a, por kjo nuk e ka penguar të bëhet kryetar bashkie dhe biznesmen i skuksesshëm siç e quajti veten ai.
Ditën e djeshme kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe ministri Sandër Lleshaj kanë zhvilluar një takim me studentët e qytetit bregdetar.
“Ministri tha kam qenë student me 10-a, unë nuk kam qenë me dhjeta, kam qenë me 5-a. Por jam bërë kryetar bashkie, jam bërë biznesmen i suksesshëm në ato vite”, thotë Dako ndërsa studentët nuk mbajnë dot të qeshurën.
Në këtë takim të ministrit Lleshaj dhe Dakos me studentët, sikurse treguan dhe pamjet e publikuara në rrjet, ka patur masa të forta sigurie, ku studentëve u janë kontrolluar dhe çantat para se të futeshin në sallë. Brenda në sallë ka patur plot 8 bodygardë.