Vendosni fjalën kyçe....

“Ku është djersa ime?!” – fermerët e Lushnjës të revoltuar, hedhin produktet në rrugë


Fermerët e Lushnjës të revoltuar kanë dalë sot në protesta, duke bllokuar rrugën dhe duke derdhur produktet e tyre në mes të rrugës.

“Ku është kryeministri. I dhamë fjalën. Çfarë fitova?! Kam marrë tokat e fshatit me qira, ku janë? Ia dha hajdutëve lekët tona. Ku është djersa ime?! Në 2014-ën na mashtroi. Në 2018-ën na mashtroi. Psë kështu do të na vërë përpara ne? Me 200 lekëshin e qumështit, i thonë dy kuintalë në ditë. I dua 100 mijë lekë ushqim për lopët. Ku ti gjej?”, tha një protestues.

Një tjetër fermer tha se problemin nuk e ka me asnjë logo politike, por vetëm me Ministrinë e Shtëndetësisë.

“Nuk e kemi problemin as me PD-në, as me PS-në, as me LSI-në. Ne e kemi problemin me Ministrinë e Bujqësisë, me atë taksë që na është vënë. Ne plus që spërfitojmë asgjë, as subvencione, as grante që thotë ai zotëria atje, zonja e financave, as naftë, e paguajmë njëlloj me Benz-in. NE jemi që jemi të mbytur e kur vjen puna na fut edhe një taksë tjetër që të na shfarrosin fare. Kaq është logoja jonë, as politike. Jo me këtë shtet terrorist që ka bërë ky, kjo është e turpshme. Ne jemi fermerë, jo kriminelë.”, tha protestuesi.

Fermerët e Lushnjës kanë dalë sot të protestojnë kundër ndryshimit të rimbursimit të TVSH-së për agro-përpunuesit, skemë kjo që u ka bllokuar grumbullimin e qumështit.

Në vendngjarje ka forca të shumta policore të cilat kanë tentuar të largojnë protestuesit nga rruga.

Prej disa ditësh grumbulluesit e qumështit kanë bojkotuar mbledhjen e këtij produkti duke çuar në falimentim fermerët./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *