Marrje mendsh dhe të vjella, 11 nxënës përfundojnë në spital pas orës së laboratorit


11 nxënës të një shkolle në Bulqizë kanë përfunduar në spital. Nxënësit ishin në orën e laboratorit të lëndës së vizatimit, ku po përdornin një lëndë kimike të llojit sapun. Orën e laboratorit, nxënësit po e zhvillonin në klasë dhe jo në një ambient laboratori.

Lëndën si sapun, nxënësit kanë treguar se po e përdornin për të bërë forma. Por pas 30 minutash, nxënësit e klasës së gjashtë, kanë shfaqur simptoma të tilla si përzierje, të vjella  dhe marrje mendsh.

Aktualisht nxënësit e shkollës “Shefqet Tançi”  po marrin serum në spitalin rajonal të Bulqizës.

“Ishim në orën e vizatimit dhe po përdorinim sapun 15-ç për të bërë disa forma. Kishim gjysmë ore dhe pastaj filloi të na dhimbte barku. Dolëm të gjithë në dritare. Sapunët kishim aromë të keqe”, tha një nga nxënësit e shtruar në spital./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *