Opozita do zhvillojë sërish ditën e nesërme portestë përpara parlamentit. Por duket se plani i saj i protestës këtë herë do jetë shumë i ndryshëm nga herët e mëparshme.
Sipas hartës të siguruar nga “BalkanWeb”, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.