Vendosni fjalën kyçe....

Pas tre dështimeve, David Henrie dhe Maria bëhen me fëmijë – Falenderimi për Papa Françeskun


David Henrie dhe bashkëshortja e tij Maria Cahill janë bërë prindër të një vajze, pas tre aborteve.

Lajmin e ka bërë të ditur për fansat vetë aktori i “Wizards of Waverly Place”, i cili tregon se vogëlushen e kanë quajtur Pia Philomena Francesca Henrie. Emrin Françeska vajza e mban në nder të Papa Françeskut, i cili u kishte premtuar se pavarësisht aborteve ata do ia dilnin të bëheshin me fëmijë.

David ndau me fansat një foto në Instagram, ku shihet teksa mban në krahë vajzën e porsalindur, Pia, ndërsa ishte ulur në shtratin e Marias në spital.

” Sot është një ditë veçanërisht e veçantë për Marian dhe mua … dhe është e veçantë, sepse për të arritur këtu ku ndodhemi sot, me gëzimin e të pasurit në krahë të porsalindurën tonë, gruaja ime dhe unë kaluam tri dështime.

U ndjeva i detyruar ta ndaj me ju këtë, sepse nuk kisha asnjë ide se sa e vështirë mund të ishte përpjekja për të filluar një familje.

Shikoni, Pia Philomena Francesca Henrie ka vëllezër dhe motra … Sepse Maria dhe unë pësuam tre aborte, para se të ishim në gjendje të mbanim Pian.

Ndërsa ishte tmerrësisht e vështirë të shëroheshim nga një dështim në tjetrin, ne e dijnim se do të ishim në gjendje të mbanim në krahë një bebe dhe që s’do e linim tragjedinë të ndikonte në martesën tonë, por në vend të kësaj të afroheshim edhe më shumë me njëri-tjetrin.

Ne i qëndruam besnkikë kësaj bindjeje dhe patëm pak ndihmë dhe nga Papa Françesku. Arsyeja sepse emri i mesëm i Pia-s është Françeska është sepse unë personalisht i kërkova Papa Françeskut të lutej për Marian dhe mua që të bëheshim me fëmijë.

Ai mori duart tona dhe i bashkoi, tha një lutje të veçantë dhe më tha të mos shqetësoheshim sepse një bebe do të vinte. Kjo ishte ekzaktësisht nëntë muaj më parë. Për të gjithë ata që po vuajnë lutuni, shpresoni dhe mos u shqetësoni. Gjithmonë.”, thuhet në mesazhin e veçantë të David Henrie për fansat, duke zbuluar kështu historinë që deri më tani askush nuk e dinte.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *