Vendosni fjalën kyçe....

PD kërkon shkarkimin e Sandër Lleshajt


Partia Demokratike ka bërë padi penale ndaj ministrit të Brendshëm, Lleshaj.

PD e akuzon Lleshajn për helmim ndja protestuesve dhe dhunë të paligjshme.

Përveç ministrit, PD-ja ka paditur edhe disa zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme.

“Është e provuar se gjatë zhvillimit të protestës, Policia e Shtetit, duke shpërdorur detyrën, ka dhunuar dhe sulmuar me mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht.” – thuhet në letrën shoqëruese qe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës.

Sipas PD-së, policia nuk e ka respektuar qëllimisht standardin e përdorimit të forcës në mënyrë proporcionale dhe të drejtuar vetëm kundër personave që kryejnë shkelje të ligjit.

“Qëllimi i policisë ka qenë pengimi i zhvillimit të protestës, duke hedhur mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion ndaj të gjithë protestuesve, jashtë rregullave dhe rrethanave të lejuara nga ligji. Pamjet filmike provojnë një veprim kriminal të punonjësve të Policisë së Shtetit, që sulmojnë me gaz edhe qytetarë që janë të shtrirë në rrugë për shkak të problemeve shëndetësore apo qytetarë që përpiqen t’u vijnë në ndihmë atyre. Kjo është qartazi, jo vetëm shpërdorim detyre, por edhe një tentativë për të rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve.” – vërejti Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *