Për të shuar një protestë që po mbahej jashtë Parlamentit në Sofje, policët kanë përdorur spraj piperi. Mirëpo përdorimi i këtij mjeti për të shpërndarë protestuesit është kthyer në bumerang për vetë policët të cilët kanë nisur të lotojnë.
Videoja e mëposhtme tregon një oficer që hedh spraj piperi në një përpjekje për të shpërndarë një grup protestuesish. Megjithatë, oficeri duket se nuk e ka marrë parasysh drejtimin e erës, dhe spraj në vend të protestuesve i bie atij vetë dhe policëve të tjerë në fytyrë. Oficerët nisin të lotojnë dhe detyrohen të tërhiqen.
Sipas mediave bullgare, protestuesit po bënin thirrje për një referendum kombëtar për të krijuar një demokraci të drejtpërdrejtë në vend, në krahasim me kornizën e republikës përfaqësuese republikane, në të cilën presidenti është kreu i shtetit dhe kryeministri është kreu i qeverisë.
Sipas “Sputnik”, protestuesit po kërkojnë gjithashtu masa më të forta kundër korrupsionit në vend.
Bulgarian police used pepper spray against protesters in front of parliament, but didn’t take the wind direction into account pic.twitter.com/B8b7uQyIEG
— Jasper Neve (@JasperNeve) March 17, 2019