Ka ardhur koha që mediat rozë të fokusohen dhe në jetën private të Romeo Beckham, djalit 16-vjeçar të David dhe Victoria Beckham. “The Sun” e nis artikullin e sotëm për Romeon, duke shkruar se ai është në një lidhje me aktoren 15-vjeçare britanike Millie Bobbie Brown.
Madje mama Victoria duket se e adhuron të dashurën e djalit.
Millie, u prezantua fillimisht me familjen e Romeos në dhjetor të 2016-ës, kur ajo sëbashku me David dha një çmim në mbrëmjen gala të 70-vjetorit të bamirësisë të organizatës Unicef.
Millie dhe David u përqafuan në skenë dhe më pas 15-vjeçarja ndau një fotografi të tyre në internet me mbishkrimin se do të “kujtohet për këtë mbrëmje gjithë jetën e saj”.
Millie është një nga aktoret e reja më të mira në Hollivud duke fituar rreth 220,000 funte për episod në “Stranger Things”.
Ajo është gjithashtu bashkëshortore me të dashurën e vëllait të Romeos, Hana Cross.