Samsung ka njoftuar sot një seri të re televizorësh QLED 2019 që do të ofrojë një modalitet të ri të ambientit ku do të jetë i fiksuar ekrani juaj. Televizori do të shfaqë punime të ndryshme duke përfshirë punimet e artit të njohura botërisht, madje edhe kur ekrani juaj është i fikur.
Për të realizuar këtë, Samsung ka bashkëpunuar me emrat më të njohur të artit si Tali Lennox dhe Scholten & Baijings për të shfaqur veprat e tyre unike në televizorët QLED duke përdorur Modalitetin e Ambientit.
“Ne jemi krenarë të ofrojmë modalitetin e ambientit, i cili jo vetëm që i shton vlerë të re ekranit të televizorit, kur ai është fikur, por gjithashtu sjell përfitime të reja në stilin e jetesës për klientët tanë, duke lëvizur përtej televizorëve konvencionalë. Planifikojmë të zgjerojmë përmbajtjen për modalitetin e ambientit duke bashkëpunuar me artistë të rinj dhe të talentuar gjatë viteve të ardhshme për t’i dhënë klientëve tanë forma më kuptimplotë për të shijuar televizorët e tyre QLED,”- tha Jongsuk Choo, Zv/President Ekzekutiv i Businesit Vizual në Samsung Electronics.