Shoferi i një autobusi shkollor të mbushur me fëmijë është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për vendosjen e zjarrit në mjetin e tij pranë qytetit të Milanos.
Njeriu senegalez thuhet se bëri thirrje për t’i dhënë fund “vdekjeve në Mesdhe” gjatë incidentit.
Mrekullisht të 51 nxënësit që ndodheshin brenda autobusit arritën të shpëtonin nga zjarri pa plagë, megjithëse 12 fëmijë dhe dy të rritur u dërguan në spital pasi thithën tymin nga zjarri, sipas “RaiNews24”.
Shoferi 46-vjeçar i lindur në Senegal thuhet se derdhi benzinë poshtë autobusit duke bërtitur se dëshironte të ndalonte vdekjet në Detin Mesdhe para se t’i vinte flakën autobusit.
Fëmijët ishin studentë të shkollës së mesme Vailati në qytetin italian të Kremones dhe dhanë alarmin duke thirrur prindërit pasi shoferi njoftoi se donte ta vriste veten.
Shoferi humbi kontrollin e automjetit dhe u përpoq t’i vinte flakë autobusit përpara se karabinierët të shpëtonin studentët duke thyer dritaret.