Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se zonat e fundit që mbahen nga ekstremistët e ISIS do të bien brenda natës së sotme.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri publike një hartë ku tregoheshin me ngjyrë të kuqe zonat që kontrollonte ISIS kur ai erdhi në pushtet, ndërsa theksoi se njolla e fundit e kuqe do të fshihej brenda kësaj mbrëmjeje.
“Këtu është ISIS në ditën e zgjedhjeve, këtu është ISIS tani. Kur erdha unë ishte një lëmsh i madh. Tani ka mbetur një pikë e vogël që do të pastrohet brenda natës”, tha Donald Trump.
Trump njoftoi në mënyrë të papritur në dhjetor se ai do të tërheqë mijëra trupa amerikane nga Siria dhe Afganistani, një lëvizje që solli kritika nga ligjvënësit dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare.