Vendosni fjalën kyçe....

Vëllai i Meghan Markle-it nuk i mban dot lotët, i lutet të motrës live në TV të takojë foshnjen mbretërore


Vëllai i Meghan Markle-it në një dalje televizive ka shpërthyer në lot, duke iu lutur të motrës në transmetim të drejtpërdrejtë që t’i jepte mundësinë të takonte foshnjën mbretërore dhe të shëronin përçarjet familjare.

Sukurse shkruan “Mirror”, Thomas Markle Jr, i cili nuk e ka parë të motrën që prej vitit 2011, ka qarë: “Meghan nëse po shikon tani, unë të dua shumë, gjithmonë të kam dashur. Dua që ne të jemi së bashku si një familje”.

Ai tha: “Unë jam i gatshëm për çdo gjë për Meghan dhe dua të bashkohemi si familje. Çdo fëmijë i ri që vjen në familje është një gjë shumë e rëndësishme. Do të doja të takohesha me princin apo princeshën e vogël “.

Ai gjithashtu pranoi se letra e ashpër që ai shkroi vitin e kaluar ku i kërkonte princit Harry-it të anulojë martesën, u bë nga “frustrimi”.

“Ajo hyri në qendër të vëmendjes brenda natës dhe ishte shumë e vështirë për të dhe familjen. E shkrova atë letër në një periudhë frustrimi të vërtetë. Iu kam drejtuar asaj për ndihmë për t’u marrë me shtypin, por nuk kam marrë ndonjë përgjigje dhe ishte shumë frustruese për mua. Kjo është arsyeja që shkrova atë letër.”, tha Thomas Markle.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *