Vendosni fjalën kyçe....

Aktorja e filmave porno pretendon të bëhet guvernatore në Rusi: Jam me ju!


Një aktore ruse e filmave porno, e cila u bë e famshme pasi mori pjesë në një “Reality show”, ka deklaruar se po planifikon të marrë pjesë në garën për t’u bërë guvernatore në Murmansk, në Rusinë veriore. Të paktën kështu shkruan “Russia Today”.

Pa humbur kohë, Elena Berkova i pyeti ndjekësit e saj në Instagram dhe votuesit e mundshëm mbi problemet që i shqetësojnë.

“Cilat probleme hasni në qytetin tuaj? Si janë gjërat nëpër çerdhe, shkolla, shtëpi, spitale ..? Dua të mësoj për jetën e përditshme në Murmansk! Unë jam me ju, ” shkroi ajo.

Duke folur për një radio lokale, Berkova premtoi të zbulojë programin e saj politik dhe qëndrimin mbi problemet e rajonit sapo vendimi i saj të finalizohet.

Edhe pse shumica e komentuesve janë skeptikë, Berkova i ka shfaqur ambiciet e saj për të filluar një karrierë politike prej kohësh. Në vitin 2009, ajo njoftoi se do të garojë për kryetare bashkie në qytetin e Sochi-t, madje publikoi edhe një video fushate, por kurrë nuk u regjistrua si kandidate.

Në 2017-ën, ajo u ofrua për zgjedhjet presidenciale të vitit 2018. Aktorja premtoi të bëjë ngacmimin seksual të dënueshëm me vdekje.

Por ligji rus përcakton moshën minimale për kandidaturën presidenciale në 35 vjet, ndaj Berkova e atëhershme 32-vjeçare nuk u lejua të kandidojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *