Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për përdhunim, Ronaldo dhe Juventusi përjashtohen nga kompeticioni në SHBA


Organizatorët e një turneu veror për skuadrat më të mëdha të klubit të futbollit botëror kanë vendosur të përjashtojnë Juventusin dhe Cristiano Ronaldon këtë vit, pasi ylli portugez po hetohet për përdhunim.

Juventusi ka një marrëveshje shumëvjeçare për të luajtur në Kupën e Kampionëve Ndërkombëtarë, e cila organizohet në New York.

Problemet ligjore të Ronaldos kanë luajtur një rol në ndryshimin e planeve për pjesëmarrjen e Juventusit, shkruan NYT.

Vetëm disa muaj pas transferimit të Ronaldos tek Juventusi, Departamenti i Policisë Metropolitane në Las Vegas tha se kishte rihapur një hetim lidhur me akuzat e një gruaje amerikane, Kathryn Mayorga, e cila ka deklaruar se Ronaldo e përdhunoi atë në një dhomë hoteli në Las Vegas në 2009-ën dhe më pas i pagoi 375.000 dollarë për heshtjen.

Ronaldo dhe avokatët në mënyrë të përsëritur i kanë mohuar akuzat për përdhunim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *