Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se presidenti i PPE (Partive Popullore Europiane). Joseph Daul , ka shorehur mbështetjen e tij të plotë për PD-në dhe opozitën.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “Twitter”, kryedemokrati shkruan se qëndrimi i PPE është i njëjtë me atë për të cilën po lufton PD-ja.
“Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbështetjen e PPE, familjes sonë politike.” – shkruan Basha.