Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari bën “për ujë të ftohtë” qeverinë: Do sjell një frymë të re, që do ndalë tranzicionin


Në fjalën e saj në seancën plenare, Hajdari tha gjithashtu se se është futur në politikë për të bërë hapa të sigurt larg politikës së vjetër dhe kundër sistemit politik të kalbur.

“Askush nuk mund ta gjykojë vendimin tim. Jam futur në politikë për të bërë hapa të sigurt larg politikës së vjetër. Unë dua të sjell një frymë të re parlamentare që do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë këtij tranzicioni.” -tha ajo.

Hajdari tha gjithashtu se modeli politik që ekziston në Shqipëri është i kalbur dhe duhet të marrë fund, ndërsa shtoi se protesta e studentëve zgjoi shpresën e popullit nga gjumi.

“Rinia e zgjoi shpresën e popullit nga gjumi. Në mënyrë të heshtur protesta e studentëve  rrrezikoi elitën politike.  Qeveria nuk mund të fshihet pas gishtit. Është përgjegjëse për largimin masiv të qytetarëve, për problemet me të cilat përballet vendi. Unë u rrita me thirrjen “E dua Shqipërinë si gjithë Europa.” – shtoi Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *