Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari gjithë patos: Në ditët në vijim do bëj propozime konkrete për ndryshimin e situatës


Deputetja e Partisë Demokratike që nuk e dogji mandatin e saj, ka folur në seancën e sotme plenare.

Me jo pak emocion e patos, duke treguar në disa raste vështirësi në leximin e asaj që kishte të shkruar përpara, Hajdari tha se rinia nuk e do sistemin e instaluar në vend prej 28 vjetësh.

Ajo tha gjithashtu se vendi nuk duhet bërë shembull i keq në sytë e botës ndërsa në fund theksoi se në ditët në vijim do bëjë propozime konkrete për të ndryshuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

“Të mos lejojmë të mos bëhemi shembull i keë në sytë e botës. Duhet të bashkëpunojmë me vendet e rajonit. Rinia tregoi se nuk e do sistemin e instaluar në vend prej 28 vjetësh. Edhe pse partitë u përpoqën ta përdorin këtë protestë, dështuan. Qeveria nuk mund të fshihet pas gishtit për të shmangur përgjegjësitë e veta për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi. Askush nuk e gjykon dot vendimin tim. Në ditët në vijim do vij me propozime konkrete për të ndryshuar gjendjen time në vend.” – tha ndër të tjera Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *