Vendosni fjalën kyçe....

Jo vetëm fruta dhe perime, i riu tregtonte edhe drogë në tezgën e tij


Një 25 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e karabinierëve italianë, për një sërë veprash penale.

I riu, teksa shiste në një tezgë fruta dhe perime në Monterenzio, ofronte edhe lëndë narkotike.

Banorët kishin raportuar shitjet e dyshimta dhe në këtë mënyrë, policia e vendosi nën vëzhgim shqiptarin, duke konstatuar se në dyqan nuk shiteshin vetëm produktet e konsumit të përgjithshëm.

Kur forcat e rendit hynë, gjetën lloje të ndryshme të drogës. Hulumtimet gjithashtu vazhduan në shtëpinë e 25-vjeçarit, ku u gjetën disa doza.

Në total, 65 gram kokainë, 25 gram marihuanë dhe 7 doza hashash u konfiskuan, përveç gati 4 mijë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *