Kapet një ngarkesë me drogë në kufirin greko-shqiptar. Në Kozani është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 4 çanta me 57 pako që përmbanin 63 kg 758 gram marijuanë.
Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar 45 vjeç. U ndalua edhe një mjet i dytë që shërbente për kontrollin e rrugës, ku u arrestua drejtuesi, shqiptar 22-vjeç.
Ndërkohë policia greke ka ngritur akuzë edhe për një tjetër shqiptar 45- vjeçar, i cili aktualisht ndodhet i burgosur në një burg në Greqi dhe është i përfshirë në këtë rast të trafikut të drogës.