Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Opozita do zhvillojë aksione të befasishme në të ardhmen


 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” ka folur për veprimet e opozitës në ditët në vazhdim.

Kryemadhi është shprehur se në vazhdim opozita do ndërmarrë një aksion të befasishëm dhe se nuk ka ndërmend të tërhiqet në rrugën e saj.

E pyetur edhe për deklaratat e Presidentit Ilir Meta, Kryemadhi u shpreh se është një vendim që i takon atij personalisht.

Së pari, këtu nuk ka më gjë kundër nesh. Ne jemi qytetarë të thjeshtë. Si treçereku i shqiptarëve që janë të papunë, edhe ne ish-deputetët e opozitës jemi të papunë, kemi vetëm një mundësi për t’u përballur dhe ngritur zërin njëlloj si gjithë qytetarët e tjerë që janë të papunë. Misioni ynë është që ne të jemi të barabartë, të protestojmë, të ecim përpara me atë çfarë duan qytetarët“-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *