Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Policia të arrestojë Damian Gjiknurin, jo fëmijët e shqiptarëve


Pas daljes nga drejtoria e Policisë së Tiranës, kryetarja e LSI-së, Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ajo ka theksuar se ish-deputetët e opozitës kanë kërkuar lirimin e 14 të rinjve që mbahen të ndaluar nga policia.

Kryemadhi tha se qytetarët po shtohen çdo ditë e më shumë ndërsa theksoi se opozita ka kërkuar lirimn sa më shpejt të të rinjve që mbahen të ndaluar pa arsye, pasi protesta e sotme ka qenë krejt e qetë.

“Ne jemi këtu e çdo ditë e më shumë. Frika dhe paniku që ka kapluar  Edi Ramën dhe grupin e tij e bën që të bëjë gabime. Ka shoqëruar 14 djem të datëlindjes 1995 të cilët nuk kanë bërë asgje tjetër vetëm protestuar. Ka patur nje dashuri dhe respekt të qytetarëve ndaj policisë. Në lamë në polici ultimatumin që të dalin djemtë sa më shpejt. Sepse ata nuk kanë bërë asgje dhe nuk kanë thyer asnjë ligj. Të arrestojnë Damian Gjiknurin,mos të arrestojnë fëmijët e shqiptarëve. Policia po përdoret për të rujatur banda e Edi Ramës.” – tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *