Vendosni fjalën kyçe....

Monika Kryemadhi: “Askush këtu s’ka çfarë të humbasë” – Acarohet situata


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, në protestën e sotme të opozitës ka mbajtur një fjalim ku ka deklaruar se askush nga të pranishmit nuk ka më se çfarë të humbasë, pasi shteti i ka grabitur edhe qindrarkën e fundit në xhep. Kryemadhi tha se “burg më të keq se varfëria nuk ka” dhe shtoi se protestat nuk do të ndalen.

Por në momentin kur Kryemadhi po mbaronte fjalimin, një grup protestuesish ka tentuar sërish të çajë kordonin e policisë.

“Secili prej jush nuk ka hallin e politikës, as hallin e fjalës së lirë por secili prej jush është i papunë, nuk ka mundësi të paguajë energjinë elektrike, ujin, të ushqejë fëmijët. Të gjithë ata pensionistë që s’paguajnë dot as ilaçet, që ndihen të brakjtisur nga shteti i tyre, që ndihen të grabitur deri në qindarkën e fundit.

Sot ne si ish-deputetë, por në fakt ish-deputetë të një parlamenti ilegjitim, i cili është i kapur por dhe i bërë pis, por jemi deputetë të qytetarëve. Ne jemi dpeutetët tuaj. Suporti dhe mbëmbështetja juaj. Çdo qytetar që nuk ka mundësinë për të jetuar dhe për të qenë të barabartë jo vetëm ndaj ekonomisë por dhe drejtësisë. Ne shikojmë si policia troket natën vonë në dyert e shqiptarëve, por akoma nuk kemi parë policinë të hedhë gazin në derën e Damian Gjiknurit që vodhi 30 milionë euro vetëm në një ditë, nuk kemi parë të korruptuarit që kanë vjedhur taksat por merren me varfanjakët.

Burg më të keq seë varfëria nuk ka.

Asnjë nga ne nuk ka se çfarë të humbasë. Ne kemi thënë asnjë hap pas dhe vërtet nuk ka asnjë hap pas dhe anjë njeri nuk na ndalon në rrugën tonë. Ne do të vazhdojmë misionin tonë, për vlerat që na grabiti Edi Rama dhe i përdhosi në vlera të grabitjes, krimit dhe varfërisë. Sot më shumë se kurrë ne jemi të vendosur për të ecur përpara dhe për të mos u ndalur më në asnjë moment. Faleminderit, Zotiu ju ruajt juve, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët. Besoni në Zot sepse vetëm Zoti do ta çojë Shqipërinë aty ku e meriton.”, tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *