Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 18 vjeçarja Shqiponja Xhaferri, e cila u plagos sot gjatë një aksidenti në rrugën Tepelenë-Krahës, kur një ku një minibusi i linjës Sarandë-Elbasan u përplas me një mjet tip “VW” dhe për pasojë u plagosën 8 persona.
Xhaferri u transportua drejt Tiranës me helikopter bashkë me një të plagosur tjetër, gjendja e të cilit është ende e rëndë.
Në mjetin tip “VW” udhëtonte një çift të rinjsh nga fshati Toç i Tepelenës, Shqiponja Xhaferri, 18 vjeçe dhe i fejuari i saj, Sokol Brahimi 26 vjeç.
Në gjendje të rendë drejt spitalit të Traumës u dërguan 18-vjeçarja dhe një prej pasagjerëve në minibus, Syrja Ibrahimi 54 vjeç, kurse të plagosurit e tjerë po marrin mjekimin në spitalin e Gjirokastrës. Nga përplasja e fortë, të dy mjetet kanë dalë nga rruga.
Informacioni i policisë
“Në aksin rrugor Memaliaj -Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj janë përplasur automjet “volkswagen” me autobuzin e linjës Sarandë–Elbasan, ku si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i autoveturës(shtetasi E.K) dhe pasagjeria (Sh.Xh), e cila ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër. Gjithashtu janë dëmtuar lehtë dhe disa pasagjerë të autobuzit, të cilët po marin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”