Janë luajtur edhe ndeshjet e para të kualifikueseve për Euro 2020, ku nuk kanë munguar rezultatet e befasishme, si 3-0 e Kazakhistanit përballë Skocisë. Në ndeshjen më të fortë të mbrëmjes, Belgjika konfirmon rolin e favoritit të madh në grupin I, duke thyer 3-1 Rusinë, në ndeshjen e parë: Tielemans e dygolëshi i Eden Hazard, vunë përfund armatën e Cherchesov. Vetëm sa iluzionoi se mund ti vinte në vështirësi Djajtë, goli i Cheryshev pas gabimit skandaloz të Courtois. E megjithtë belgët janë të tretët pas Qipros, që i dha një shuplakë San Marinos në ndeshjen tjetër dhe pas Kazakistanit që befasoi Skocinë.
Vuan Kroacia përballë Azerbaixhanit, shumë më tepër se ishte parashikuar. Sheydaev e bëri në ngjitje ndeshjen e ballkanasve, që vetëm në fund të pjesës së parë barazuan me Barisic, për të përmbysur gjithcka me Kramaric 11 minuta nga fundi. Kroacia megjithatë është e dytë në Grupin E, pas Sllovakisë që u imponua 2-0 ndaj Hungarisë
Më e thjeshtë për Hollandën në Grupin C: tulipanët bënë poker kundër Bjellorusisë me dy gola të Depay, Ëijnaldum dhe van Dijk. Merr menjëherë vendin e parë skuadra e Ronald Koeman, e ndjekur nga Irlanda e Veriut që mposhti 2-0 Estoninë.
EURO – Qualification:: group C
N.Ireland 2 – 0 Estonia
Netherlands 4 – 0 Belarus
EURO – Qualification:: group E
Croatia 2 – 1 Azerbaijan
Slovakia 2 – 0 Hungary
EURO – Qualification:: group G
Austria 0 – 1 Poland
North Macedonia 3 – 1 Latvia
Israel 1 – 1 Slovenia
EURO – Qualification:: group I
Kazakhstan 3 – 0 Scotland
Cyprus 5 – 0 San Marino
Belgium 3 – 1 Russia