Vendosni fjalën kyçe....

Protesta pa Bashën, shashka dhe fishekzjarre para Kuvendit


Protestuesit po hedhin shashka dhe fishekzjarre para Kuvendit. Janë afruar dhe forcat “Shqiponja”, në ndihmë të forcave të Rendit.

Protesta e sotme e opozitës ka nisur me tensione. Pasi përplasjes së policisë me banorët e Unasës, protestuesit kanë hedhur shashka.

Kur u duk se protesta vijonte më e qetë, nisi hedhja e fishekzjarreve. Policia e Shtetit vazhdon t’i bëjë thirrje organizuesve të protestës që të largojnë nga protesta personat me maska.

“Z.Bardhi, ne mes te protestuesve keni njerez qe mbajne maska. Si organizator i tubimit ju bejme thirrje te merrni masa per largimin e tyre nga tubimi”, thirrin policët me megafon.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ndodhet në Brukseli por nuk ka harruar të dërgojë një mesazh për protestuesit. “Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet!”, shkruan Basha i cili publikon live video nga protesta.

Ish-deputeti Ervin Salianji nga ana tjetër, në një prononcim për mediat ka deklaruar se protestuesit dalin sot për rikthyer sovranitetin e shtoi se po të donin do të hynin në parlament për dy minuta.

“Banorët duan të rikthejnë sovarnitetin. Ne nëse do donin të hynim në parlament do të hynim për dy minuta. Gazi lotsjellës është si karamele”, u shpreh Salianji.

Në gatishëmëri janë vënë mbi 700 forca policie dhe FNSH, pra më pak se protesta e 16 marsit. Parlament dhe Kryeministria janë rrethuar me gardh metalik.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *