Tensione në protestën e sotme të opozitës përpara Parlamentit. Protestuesit kanë tentuar të çajnë rreshtin e parë të kordonit të policisë.
Në rreshtin e parë të protestuesve janë banorë të zonës së Unazës së Re dhe ish-deputetë të PD-së.
Një grup tjetër protestuesish ndërkohë vijojnë të hedhin shashka, tymuese dhe fishekzjarre.
Policia nga ana tjetër po kërkon largimin nga protesta të personave me maska.
“Z.Bardhi, ne mes te protestuesve keni njerez qe mbajne maska. Si organizator i tubimit ju bejme thirrje te merrni masa per largimin e tyre nga tubimi”, thirrin policët me megafon.
Policia është në pritje të autobotit me ujë për të shpërndarë protestuesit.