Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Tahiri


Është shtyrë seanca në gjykatën e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri.

Ky i fundit mbërriti ditën e sotme te prokuroria e Krimeve të Rënda ku do merrej vendimi për dosjen e tij.

Në këtë dosje, bëjnë pjesë edhe 3 ish-drejtuesit e policisë, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

Shqyrtimi i dosjes me 50 fashikuj do bëhet nga gjyqtarja Miliana Muça brenda një afati 10 ditor, pas të cilit do merret vendimi.

Avokati i ish-ministrit Tahiri ka deklaruar se do kërkojë pushim të hetimeve duke pretenduar se klienti i tij është i pafajshëm dhe se prokurria nuk ka prova shtesë ndaj tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *