Vendosni fjalën kyçe....

Si u ekzekutua me 20 plumba biznesmeni, dëshmitari rrëfen atentatin


Personi i cili shoqëronte biznesmenin Nard Polia, i ekzekutuar një ditë më parë në Shkodër, ka dhënë të tjera hollësi lidhur me atentatin. Xhovan Mirashi, punonjësi i servisit ku Polia kishte çuar makinën për riparim ka treguar dinamikën e atentatit me 20 plumba ndaj Polias.

Sipas Mirashit, ekzekutori ka qenë një person që udhëtonte me motor ndërsa në kokë mbante një skafandër të zezë.

Ai ka zbritur nga motori qetësisht dhe pasi ka qëlluar për vdekje Polian, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Motori që dyshohet se i përkiste atentatorit, është gjetuir i djegur rretj një orë më vonë pas kilometra nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë dhe familjarëve, biznesmeni 32-vjeçar nuk kishte konflikte të njohura dhe qarkullonte lirisht.

Polia u ekzektua ditën e djeshme pranë fshatit Grudë ndërsa njihej si biznesmen pasi kishte në pronësi një bujtinë në Theth. Për ngjarjen e rëndë nuk ka ende asnjë të ndaluar nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *