Vendosni fjalën kyçe....

Sot betohet si deputet, Ralf Gjoni sulmohet me bojë sapo del nga shtëpia


Kandidati nga LSI që pranoi mandatin e deputetit, Ralf Gjoni është sulmuar sot me bojë, përpara se të bënte betimin në Kuvend.

Mësohet se Gjoni sapo kishte dalë nga banesa e tij, ku poshtë hyrjes së pallatit e priste një djalë që e ka qëlluar me bojë të kuqe.

Gjoni ishte nisur për të shkuar në Kuvendin e Shqipërisë, pasi në seancën e sotme do të bëjë betimin si deputet i ri duke marrë mandatin e Klajda Gjoshës.

Kandidati i LSI-së, ka treguar se ka patur djegie të syve, ndërsa ka akuzuar se sulmi vinte me porosi.

“Dukej qartë që prita dukej ishte e porositur nga lart”, është shprehur Gjoni.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *