Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi me bojë ndaj Ralf Gjonit, Kryemadhi: Me regji nga Rama për të tërhequr vëmendjen


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me sulmin me bojë të deputetit Ralf gjoni që u betua sot në Kuvend.

Para mediave, Kryemadhi tha se e gjithë ngjarja është orkestruar të të larguar vëmendjen nga situata në vend.

 “Nuk kam dijeni për një gjë të tillë. Regjizori Edi Rama, për të larguar vëmendjen nga çdo gjë, do t’i bëjë edhe kloun deputetet e rinj me idenë që është sulmuar. Më vjen shumë keq për rastin. Legjitimiteti i atij parlementi nuk është më. Megjithatë, problemi nuk qëndron vetëm këtu, por kjo shitblerje e votës ka varfëruar shqiptarët. Çdo njeri ka hall ose është i papunë ose nuk ka mundësi të paguajë faturat ose i kanë ikur fëmijët nga protesta.”-tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *