Kryeministrja Britanike Theresa May ndodhet sot në Bruksel, ku sipas “BBC” më vonë pritet t’i kërkojë falje krerëve të BE-së dhe do t’i kërkojë të shtyjë Brexit për tre muaj, orë pasi u tha publikut britanik se vonesa ishte “një çështje keqardhjeje të madhe personale”.
Në një samit të BE-së në Bruksel, May do të përpiqet të bindë 27 shtetet e tjera që të shtyjnë daljen e Mbretërisë së Bashkuar pas 29 marsit.
Të mërkurën, kryeministrja britanike bëri një fjalim duke fajësuar për vonesën deputetët dhe duke u thënë kombit se ishte “në anën e tyre”.
Ndërkohë, Jeremy Corbyn është gjithashtu në Bruksel për bisedime të veçanta për Brexit.
Duke folur në parlamentin gjerman, Angela Merkel tha se BE mund të përmbushë kërkesën e zonjës May për të vonuar Brexit nëse në javën e ardhshme ka një “votë pozitive” mbi marrëveshjen e tërheqjes në Parlamentin e Britanisë së Madhe.
Kancelarja gjermane tha se zgjedhjet evropiane në fund të majit do të duhej të merreshin në konsideratë, gjatë diskutimeve mbi afatin e 30 qershorit. Ajo shtoi: “Por sigurisht që mund të flasim për një zgjatje afatshkurtër”.