Vendosni fjalën kyçe....

Trump njeh si pjesë të Izraelit lartësitë Golan


Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara të “njohin plotësisht” sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë e diskutueshme të Golanit, të konfiskuara nga Siria gjatë Luftës Gjashtë Ditore në vitin 1967.

Në një postim në Twitter të enjten, Trump tha se Lartësitë Golan janë “të një rëndësie kritike strategjike dhe të sigurisë për shtetin e Izraelit” dhe për “sigurinë rajonale”.

Vendimi i tij do të shihet si një “grusht” diplomatik për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.

Ky veprim vjen pasi Departamenti i Shtetit amerikan vendosi termin “pushtim” në lidhje me lartësitë e Golanit në raportin vjetor të të drejtave të njeriut për 2018, i publikuar javën e kaluar.

Duke u përgjigjur në Twitter, Netanyahu e falënderoi Trumpin për “njohjen me guxim” të sovranitetit të Izraelit mbi tokën.

Lartësitë Golan u konfiskuan në vitin 1967 nga Izraeli, por zyrtarisht territori u aneksua me një ligji të vitit 1981. Siria, nga ana tjetër, ka kërkuar të rifitojë sovranitetin e saj mbi rajonin, i banuar nga arabë myslimanë.

Toka e rëndësishme strategjike njihet si pjesë e Sirisë nga Kombet e Bashkuara dhe rezolutat e OKB-së kanë bërë thirrje që Izraeli të tërhiqet nga zonat, si dhe territore të tjera të pushtuara, duke përfshirë Gazën dhe Bregun Perëndimor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *