Vendosni fjalën kyçe....

U godit me bojë, kandidati i LSI-së që betohet sot: U frikësova, ishte e porositur


Kandidati i LSI-së Ralf Gjoni, i cili mëngjesin e sotëm u godit me bojë nga një djalë i ri, ka folur para mediave për incidentin.

“Isha me vajzën dhe ënën dhe një djalë i ri po më pritste në një kafe. Ai erdhi me një shiringë dhe më hodhi bojë. Në fakt nuk e prita dhe më frikësoi sepse ishte e papritur.

Ai dhe ajo që e kanë porositur këtë sjellje rrugaçërie ta dinë se jam këtu për t’u betuar.

Përfaqësoj gjithë ata të rinj që kanë shpresa se ky vend do të bëhet.

Policia besoj se po bën verifikimet. Unë kam ardhur këtu për tu betuar dhe jo për të bërë lajme. Nuk kam ardhur këtu për të marrë një rrogë të qelbur shteti.

Nuk do lejoj kurrë që emri im dhe kontributi im të keqpërdoren”, tha Gjoni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *