Vendosni fjalën kyçe....

Ulje simbolike për të shprehur qëndresën (FOTOT)


Protestuesit sot të drejtuar nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, janë ulur këmbëkryq në protestë.

Ulja këmbëkryq vjen si simbolikë e qëndrimit të tyre si qytetarë të lirë. Ky gjest vjen vetëm pak pas përplasjeve të protestuesve me policinë, pasi tentuan të thyenin kordonin.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, deklaroi sot se askush nga të pranishmit nuk ka më se çfarë të humbasë, pasi shteti i ka grabitur edhe qindrarkën e fundit në xhep. Kryemadhi tha se “burg më të keq se varfëria nuk ka” dhe shtoi se protestat nuk do të ndalen. Por në momentin kur Kryemadhi po mbaronte fjalimin, një grup protestuesish ka tentuar sërish të çajë kordonin e policisë.

Një grup protestuesish kanë hedhur shashka, tymuese dhe fishekzjarre. Por situata nuk është përshkallëzuar në përdorimin e gazit lotsjellës. Një nga protestuesit ka pësuar fraktura gjatë përplasjes me policinë para Parlamentit. 

Policia nga ana tjetër po kërkon largimin nga protesta të personave me maska.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *