Templates by BIGtheme NET

Veliaj sfidon Bashën dhe Berishën: Me që janë papunë le të garojnë për Tiranën

Kryebashkiaku i Tiranës, në një lidhje direkte në emisionin “Argument” në SCAN, pasi shpalli rikandidim për Tiranën me ironi ka treguar se cilët kandidatë preferon për kundërshtar në zgjedhjet e 30 Qershorit, duke i hapur sfidë Bashës dhe Berishës.  

Nuk mund të hedh unë kandidatët kundërshtarë. Nëqoftëse ata mendojnë që më të mirët që kanë janë Saliu me Lulin, le të vijnë të dy bashkë, njëri të kandidojë për kryetar, njëri për kryetar këshilli, duke qenë se tani janë dhe të papunë, janë dhe pa mandat deputeti, kështu që janë të lirshëm.

E shikoj që të dy po merren, Saliu sidomos po merret shumë me çështje lokale, si një njeri që i ka sjellë “të mira” këtij vendi, jam i bindur që ka plot ide si mund ta bëjë më mirë këtë punë.

Ideale do të ishte që Saliu dhe Luli të vinin tani që janë pa asnjë angazhim tjetër politik edhe le ta shohin realisht si funksionon Tirana dhe se si Tirana qytetare i përgjigjet dhunës dhe bullizmit të cilët kanë imponuar ditët e fundit”-deklaroi Erion Veliaj.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto