Vendosni fjalën kyçe....

Video virale në mediet pranë Ramës. Kush i nxori pamjet konfidenciale të policisë?


Policia shpërndan te mediet afër qeverisë Rama pamje konfidenciale gjatë protestës.

Video tregon disa të rinj që sipas policisë kanë hipur në taracën e Partisë Demokratike dhe po qëllojnë me gurë.

“Ata janë pikasur me dylbi nga forcat e policisë që janë në terren për të garantuar mbarëvatjen e protestës së gjashtë të opozitës jo parlamentare kundër qeverisë Rama.”, shkruajnë mediet e Carlo Bollinos, duke nxjerrë edhe origjinën e videos, operacionin në terren të Policisë së Shtetit, ndërkohë që pamjet janë shpërndarë me “Whatsup”.

Kush i nxori pamjet konfidenciale të policisë? A e ka detyruar kush Policinë e Shtetit?!

Dy vjet më parë, gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama i bënte thirrje policëve të mblidhnin vota për Partinë Socialiste, duke u detyruar më pas të kërkonte falje./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *