Templates by BIGtheme NET

Ankaraja e Athina përplasen pas deklaratave të ministrit turk

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka deklaruar se Deti Egje dhe ishulli i Qipros ndodhen brenda ujërave territoriale të Turqisë, siç njoftojnë media turke.

“Ne kontrollojmë detin dhe shtratin e detit. Detin i Zi, Egjeun, Mesdheun lindor, i cili gjithashtu përfshin Qipron,” – tha Akar.

“Këto fusha qëndrojnë brenda sferës sonë të interesit. Ne kemi përgjegjësinë për të siguruar paqe dhe qetësi,” – citohet të ketë dhënë ai.

Greqia nga ana e saj i ka dënuar këto deklarata duke thënë se ato shtojnë tensionet dhe bien ndesh me paqen dhe sigurinë në rajon.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto