Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Dosjet 339 dhe 184 halli më i madh i Edi Ramës


 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ku shprehet se Rama është një diktator që karrigen e kryeministrit ia ka blerë krimi i organizuar.

Bardhi tha se Rama ka frikë nga dosjet 339 dhe 184, të cilat dëshmojnë haptazi përpara shqiptarëve krimin dhe korrupsionin e kthyer në sistem.

Postimi i plotë:

Halli i Edi Ramës nuk janë negociatat. Për hapjen e tyre i gënjeu njëherë shqiptarët vjet, po kërkon t’i gënjejë sërish këtë vit, duke mbuluar me mashtrime dështimin e tij më të madh këto 6 vite.

Halli i vetëm i Edi Ramës është ruajtja me çdo çmim e karriges së kryeministrit, të cilën ia ka blerë krimi i organizuar. Është ky hall që e detyroi të fshihej 4 ditë më rradhë, pa e ditur askush çfarë bëri Kryeministri i vendit në Paris dhe Berlin, me kë dhe përse u takua fshehurazi.

Dosja 339, dosja 184 dhe ndonjë dosje tjetër janë halli më i madh i Edi Ramës. Ato i faktojnë para botës se ai vuan nga sëmundja e diktatorëve – mbajtjen e pushtetit me çdo çmim, duke bërë pakt me krimin dhe duke blerë vota me paratë nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

I sëmuri i Ballkanit është halli më i madh që kanë shqiptarët. Është ky hall që mban dyert e Europës mbyllur, që i varfëron çdo ditë shqiptarët për të pasuruar veten dhe një grusht oligarkësh. Këto 6 vjet na kanë treguar se pa zgjidhur këtë hall, për shqiptarët nuk do të ketë Europë, nuk do të ketë mirëqenie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *