Detaje të reja zbulohen pas vrasjes së sotme në Elbasan ku viktimë mbeti avokati i njohur Ravik Gurra, 50 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali të njohur në qendër të qytetit dhe autori dyshohet se ka qene i maskuar.
Viktima ka qenë i ulur në ambientet e lokalit jashtë kur është qëlluar pas koke. Ai ishte i shoqëruar me dy persona të tjerë në tavolinë, njëri prej tyre gjithashtu avokat.
Viktima ka mbrojtur çështje të bujshme siç është ajo e Capajve dhe Shullazit.
Autori që e ka qëlluar me pistoletë është larguar me një mjet që është gjetur i djegur në dalje të qytetit të Elbasanit.
Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.